Jordanezët dalin në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë

Mos i humb

Qindra jordanezë dolën në rrugët e kryeqytetit për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Hani al-Mulki për shkak të një projektligji jopopullor tatimor të të ardhurave.

Marshuesit pasditen e sotme nisën nga xhamia Al-Husseini në Amman, duke brohoritur “Populli dëshiron që qeveria të japë dorëheqjen” dhe “Kjo qeveri na ka bërë të uritur”.

Në një moment, sipas dëshmitarëve në vendngjarje, forcat e sigurisë përdorën forcë për të shpërndarë grupet e protestuesve.

Të mërkurën e kaluar, mijëra jordanezë iu bashkangjitën grevës së përgjithshme pesë orëshe për të protestuar ndaj legjislacionit të propozuar të tatimit mbi të ardhurat.

Sindikatat bënë thirrje për grevën e së mërkurës pasi qeveria miratoi një version të ndryshuar të një projektligji tatimor që do t’i nënshtrohej të gjitha të ardhurave vjetore prej 8.000 dinarë jordanez (rreth 11.200 dollarë) ose më shumë për taksat shtesë.

Ndërsa dje qeveria ngriti çmimi e subvencionuara të energjisë elektrike, për të pestën herë këtë vit, që çoi në pakënaqësi të mëtejshme popullore.

Qeveria gjithashtu ngriti çmimet e karburanteve të subvencionuara me 5,5 për qind para se të ndryshonte masën me kërkesë të mbretit Abdullah II./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit