Jordani, demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Mos i humb

 

 

Disa mijëra demonstrues protestuan mbrëmë në rrugët e Amanit duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit jordanez Hani al-Mulki.

Demonstruesit u mblodhën para selisë së qeverisë jordaneze dhe protestuan kundër rritjes së çmimeve dhe paralajmërimin për vendosjen e tatimit shtesë për të gjithë të punësuarit të ardhurat vjetore të të cilëve tejkalojnë pragun prej 8.000 dinarë (11.200 dollarë).

Parlamenti i Jordanisë në fund të javës së kaluar miratoi planin e qeverisë për të vendosur një taksë shtesë mbi pagat, duke argumentuar se kjo do t’i sjellë buxhetit të shtetit 140 milionë dollarë të reja.

Opinioni në Jordani është i pakënaqur me vendosjen e masave të reja shtrënguese të qeverisë, prapa të cilave, sipas demonstruesve, qëndron Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Me sloganet “Populli dëshiron dorëheqjen e qeverisë” protestat e mbrëmshme kaluan nën masa të shtuara të sigurisë, ndërsa në disa raste pati edhe acarime në mes policisë dhe demonstruesve.

Protesta janë mbajtur mbrëmë edhe në disa qytete tjera jordaneze ndërsa Mbreti i Jordanisë Abdullah i bëri thirrje qeverisë dhe parlamentit që të negociojnë me demonstruesit për të arritur një marrëveshje që do të parandalonte eskalimin e trazirave në vend.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit