Jordania më nuk do të pranojë refugjatë nga Siria

Mos i humb

 

 

Autoritetet e Jordanisë njoftuan se më nuk do të pranojnë refugjatë sirianë të cilët në valën e re arratisen nga rajoni jugor kufitar sirian Dera.

Forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad gjithnjë e më intensivisht kryejnë sulme ajrore dhe tokësore në enklavat rebele jugore të Dera.

Paralelisht me këtë, grupet rebele lokale porositën Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mos intervenojnë, ndaj gjithnjë e më i madh është numri i civilëve të vendosur për arratisje në Jordaninë fqinje.

Zëdhënësja e qeverisë jordaneze, Jumana Ghunaimat, njoftoi se Mbretëria e Jordanisë bashkëpunon me SHBA-të dhe Rusinë për të mbrojtur interesat nacionale.

“Jordania tashmë ka pranuar një numër të madh të refugjatëve nga Siria dhe këtë më nuk mund ta bëjmë”, tha Ghunaimat.

Sipas informacioneve zyrtare qeveritare Jordania strehon 660.000 refugjatë sirianë, por burime jozyrtare pohojnë se në këtë vend gjenden dyfish më shumë refugjatë nga Siria.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit