Autoritetet jordaneze kanë vendosur që sot e deri të mërkurën sërish të hapin vendkalimin kufitar Jaber me Sirinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ky hap vjen 57 ditë pas kryeqyteti Aman i Jordanisë mbylli vendkalimin pas eskalimit ushtarak në provincën jugperëndimore Daraa.
Vendimi vjen si pasojë e normalizimit të shpejtë mes Jordanisë dhe Sirisë.
Katër ministra të regjimit sirian do të vizitojnë Jordaninë të hënën më vonë për bisedime mbi një sërë çështjesh ekonomike.


