Jorida Tabaku: Momenti për një opozitë të bashkuar, duhet të shohim nga e ardhmja

Mos i humb

Deputetja Jorida Tabaku, në një komunikim për mediat tha se Partia Demokratike duhet të dalë e bashkuar.

Gjithashtu u shpreh se Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen dhe se tashmë i përket të shkuarës. Më tej shtoi se është koha që PD të shohë nga e ardhmja.

“Nuk ka rëndësi se çfarë pozicion kam unë. Duhet të ngrihemi mbi veten tonë për të ofruar një ofertë serioze për PD-në, në zgjedhjet e 14 Majit.

Sot është momenti që të bashkuar të ofrojmë atë që nuk e ofruam dot në vitin 2019.

Shqiptarët presin një ofertë serioze nga Partia Demokratike.

Unë do të jem gjithmonë për bashkimin e Partisë Demokratike. Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen.

Është e shkuara e PD-së, ne duhet të shohim nga e ardhmja. Data me firmën e tij është 18 Mars 2022”, deklaroi ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit