Juncker pritet me nderime dhe me shpresa të mëdha në Bernë

Mos i humb

Kryekomisari i Bashkimit EUropian Jean-Claude Juncker ka mbërritur sot në Bernë për një vizitë zyrtare. Ai është pritur nga presidentja e Federatës së Zvicrës, Doris Leuthard dhe qeveria në përbërje të plotë, para se delegacionet, i BE-së dhe ai i Zvicrës të fillonin bisedimet.

Në programin e vizitës së sotme është edhe ceremonia e nënshkrimit të një marrëveshjeje, ku, veç tjerash trajtohet jetësimi i iniciativës së Migracionit.

Këshilli Federal i jep rëndësi të madhe pritjes së mysafirit të lartë nga Brukseli, transmeton albinfo.ch Në tri vitet e fundit që nga votimi i iniciativës për migracionin masiv, qeveria e vendit ka bërë përpjekje për zbutjen e dëmeve që sjell zbatimi i kësaj iniciative.

Ndërkohë, BE-ja nga ana e saj kërkon nga Zvicra kontributin e saj prej një miliard frangash të dedikuara për zhvillimin e shteteve anëtare të reja të BE-së në Evropën Lindore. Fjala është për të ashtuquajturin “Fond te kohezionit”, për të cilin në Zvicër ka qëndrime të ndara./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit