“Ka pasur telefonata për të mos protestuar”, kreu i Sindikatës për protestën e pedagogëve: Rritja që kërkojmë jo e lartë! Tarifat e studentëve duhet t’u kthehen në shërbime!

Mos i humb

Në një komunikim për mediat kreu i Sindikatës, Sandër Kovaçi, u shpreh se vendimi për bojkotuar mësimin më 17 është ende në fuqi. Ai theksoi se asnjë pedagog nuk është kundër kërkesave dhe peticionit.

“Më datën 14 do të marrim një vendim. Mendjen e kemi tek studentët. Të kemi një arsim të lartë publik serioz. Nuk është një shifër e madhe është 15 mln euro”, tha ai, duke shtuar se pritet të përfitojnë 5 mijë punonjës.

Më tej shtoi: Deri tani data 17 qëndron pasi qeveria ka një javë kohë, ndaj është protesta e datës 14 që të nxjerrim një konkluzion. Në datën 14 kemi ftuar edhe studentët dhe anëtarët e senatit janë të mirëseardhur. Do të diskutojmë për hapat. Deri tani është në fuqi që nuk do të hyjmë në auditor më 17.

Nuk ka pasur negociata, mendoj që gjatë kësaj jave ti japim mundësinë qeverisë që të propozojë negociata. Do të informojmë edhe institucionet ndërkombëtare që janë në vend. Thirrja jonë meqë është menduar që 8 % e shtesës të bëhet nga të ardhurat e studentëve.

I presim me 14 që të japin mendimin e tyre. Ne jemi të mendimit që tarifat e studentëve të kthehen në shërbim për studentët.

Ne kemi caktuar që 30 % sivjet dhe 20 % sot e një vit është parakusht që të vihet në vend dinjiteti i elektoratit”, tha ai.

Intimidime ndaj pedagogëve?

Kovaçi: I bëjmë thirrje sistemit të drejtimit të universiteteve të kontribuojnë për realizmin e të drejtës së profesoratit për të protestuar. Në po mbledhim verifikime nëse një dekan apo rektor të ketë raste të tilla. Ka pasur në mënyrë indirekte me telefonata që të mos përfshihemi në protesta, por nuk besoj se do të ndikojnë në interes të tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit