Ka tensione mes qytetarëve, në rrugë fëmijë e të moshuar, nuk kanë as ujë

Mos i humb

Një situatë dramatike dhe absurde. Kështu e përshkroi atë çfarë po ndodh në Kakavijë dhe në pjesën shqiptare.

Radhët e gjata në Kakavijë vijojnë, dëshmitarët thonë se është rritur tensioni dhe po shfaqen konfliktet e para.

Autobusët dhe taksistët po i lënë pasagjerët larg pikës kufitare dhe ata kanë lëvizur më këmbë.

Kjo gjë ka shkaktuar indinjatë mes shoferëve dhe pasagjerëve.

Policia është e pranishme por nuk ka sqarime.

Formularët të cilët pasagjerët duhet të paraqesin në pikën kufitare skadojnë dhe duhen formularët e rinj.

Është një situatë absurde, ndodhen familje, me fëmijë, të moshuar, nuk ka as ujë, as pika shitjeje.

Situata është e njohur për palën greke por asnjë reagim dhe as ndonjë ndërhyrje nga pala shqiptare”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit