Ka transferuan nipin, i dënuari thyen arrestin e shtëpisë dhe godet 2 policë në burgun e Fushë-Krujës

Mos i humb

Një 41-vjeçar që ishte i dënuar me “qëndrim në shtëpi” është arrestuar nga policia pasi e ka thyer këtë masë.

Bledar Corra mësohet se ka shkuar për të kërkuar llogari për transferimin e nipit të tij nga burgu u Fushë-Krujës në një tjetër, teksa gjatë debatit ka ofenduar goditur 2 policë të burgut.

Corra u arrestua në flagrancë teksa mësohet se ka qenë dhe në gjendje të dehur. Ai u arrestua kohë më parë për trafik droge së bashku me persona të tjerë, por më pas u lirua nga qelia në arrest shtëpie pasi kishte vuajtur 2/3 e dënimit.

NJOFTIMI

Krujë

Goditi për shkak të detyrës 2 punonjës të IEVP Fushë Krujë, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari që vuante dënimin alternativ “Qëndrim në Shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. C., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, e cila i ka caktuar dënimin  alternativ “Qëndrim në Shtëpi”, për periudhën e mbetur të dënimit për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe në ambientet e IEVP Fushë Krujë, ka goditur për shkak të detyrës 2 punonjës të këtij institucioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimi” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit