SHBA/ Mori pjesë në protestë, aksidentohet për vdekje nëna e 2 fëmijëve

Mos i humb

Një protestë në Minnesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kthyer në tragjedi. Një grua 31-vjeçare, nëna e dy fëmijëve humbi jetën pasi makina e saj u godit nga një tjetër makinë, shkruajnë mediat e huaja.

Raportohet se Deona Knajdek, 31 vjeçe po përdorte makinën e saj të bllokonte një rrugë për protestuesit kur një tjetër automjet e goditi atë, të dielën në mbrëmje.

Autori i dyshuar i ngjarjes u ndalua nga protestuesit dhe më pas u arrestua nga policia. Motivet rreth ngjarjes janë akoma të paqarta.

Mediat shkruajnë se Knajdek vdiq rrugës për në spital, ndërkohë mësohet se një protestues tjetër u lëndua.

Sipas investigimeve paraprake dyshohet se shoferi që shkaktoi aksidentin ishte nën efektin e alkolit ose drogës.

Me herët Deona Knajdek kishte postuar video në faqen e saj në Facebook ku tregonte pjesëmarrjen në një protestë paqësore në Minneapolis.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit