Kadaj-Bujupi kritikon opozitën: Zgjedhjet që po i kërkoni e kthejnë ushtrinë në pikën zero

Mos i humb

Deputetën e AAK-së, Donika Kadaj Bujupin e habiti kërkesa e disa deputetëve opozitarë që Kosova të shkojë në zgjedhje. Sipas saj shkuarja në zgjedhje në këtë moment e kthen ushtrinë në pikën zero.

“Aty ku duhet të jemi bashkë është përballja me Serbinë gjë që nuk po tregohet sot në Kuvendin e Kosovës. Për herë të parë po i vjen era shtet Kosovës, pas vendimeve të marra. Shkuarjen në zgjedhje në këtë moment e kthen pikën e ushtrisë në zero. Nëse jeni kundër ushtrisë, kundër taksës po e vazhdojmë këtë debat deri në mbrëmje”, tha Kadaj.

Kadaj-Bujupi ka folur edhe për dështimin e Interpolit për të cilën tha se ka dështuar edhe në qeveritë tjera e jo vetëm në këtë qeveri.

Me tutje, ajo u bëri thirrje që të jepen rekomandime për ta vazhduar masën ndaj produkteve serbe sepse siç thotë ajo luftimi ndaj politikës serbe është pika  vetme që do të na bëjë bashkë.

“Kjo përpjekje që po tërheq vëmendjen në momentin kur duhet të jemi bashkë. Interpoli ka dështuar edhe në dy qeveria të tjera jo në këtë qeveri. Thërras të japim rekomandimin kyq që të vazhdojnë masën ndaj produkteve të Serbisë. Pika e vetëme e cila duhet të na bëjë bashk është ndaj Serbisë”, tha Kadaj-Bujupi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit