Kadaj-Bujupi: Taksa forcoi subjektivitetin dhe dinjitetin shtetëror të Kosovës

Mos i humb

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka vlerësuar lartë vendimin e Qeverisë Haradinaj për taksën 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.
Kadaj-Bujupi ka thënë se me taksën prej 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, është dëshmuar praktika e vendosjes së shtetit para pushtetit.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se taksa forcoi subjektivitetin dhe dinjitetin shtetëror të Kosovës.

Postimi i plotë Kadaj-Bujupi:

”Janë bërë më se dy muaj që prej kur Qeveria Haradinaj vendosi taksë prej 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ky vendim shpërfaqi e forcoi subjektivitetin dhe dinjitetin shtetëror të Republikës. Një praktikë normale që lindi pas njëzet viteve në Kosovë. Praktika e vendosjes së shtetit para pushtetit. Pavarësisht çmimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit