Kadri Veseli “hidhërohet” me BE-në për liberalizimin e vizave

Mos i humb

Kryeparlamenti Kadri Veseli, duke komentuar deklaratat e kancelarit të Austris Sebastian Kurz, se Kosova mund të mos e merr liberalizimin e vizave është shprehur këmbngulës se të gjithë do të punojn edhe më tutje, ndërsa ka thënë se lëvizja e lirë është e drejt ligjore dhe askush nuk do të mund të na privoj këtë të drejtë.

“Vetë ardhja e kryeministrit të Austrisë është lajm i mirë, Austria e ka presidencën në Bashkimin Evropian, ne e dimë se ka vende skepktike, deri më tani na është thënë kjo që është qështje spektike pastaj politike, por kjo do të jetë një gjë kundër vetëvetes për BE-në nëse nuk i lejohet pas përmbushjes më shumë se 90 për qind të vendeve të tjera. Unë jam insistues do të vazhdoj edhe më shumë drejtë lobimit, për të arritur lëvizjen e lirë për qytetarët tanë”, tha Veseli duke shtuar se nëse një gjë e tillë ndodhë është racizëm i skajshëm i BE-së.

“Ju bëjë thirrje qytetarëve të jeni më të zëshem që mos të na privoj askush nga e drejta jonë, që do të merret në dhjetor dhe nëse kjo nuk bëhet është racizem i skajshëm”, tha Veseli.

Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme pritet të mbahet me 16 nëntor, para datës 18 nentori ku do të mbahet asambleja për anëtarësimine Kosovës në Interpol./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit