Kadri Veseli i shkruan letër Isa Mustafës, kjo është kërkesa e tij!

Mos i humb

Pas refuzimit që mori të shtunën nga opozita, Kadri Veseli ka vendosur që të provojë edhe njëherë të bindë partitë opozitare. Ai u ka shkruar sot Isa Mustafës, Albin Kurtit e Shpend Ahmetit që të takohen të enjten e të dakordohen për dialogun me Serbinë.

Pas refuzimit që i bëri të shtunën opozita rezolutës për dialogun me Serbinë, të përpiluar nga partitë qeveritare, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, u ka bërë një ftesë tjetër opozitës për të folur rreth temës së njëjtë: rezolutës së dialogut.

Veseli u ka dërguar ftesa të gjitha partive, që të enjten të takohen në Kuvend dhe të dakordohen në lidhje me dialogun.

“Me anën e kësaj letre, dëshiroj t’ju ftoj Ju ose përfaqësuesin e partisë tuaj, në një takim gjithëpërfshirës në mënyrë që të dakordohemi dhe kështu të ndërtojmë një frymë bashkëpunimi për çështjen e dialogut. Kohezioni politik i brendshëm, është i domosdoshëm, për të mundësuar forcimin e pozicionit negociator të Kosovës si dhe për të përmbushur aspiratat që ne kemi për të zënë vendin që na takon në OKB, BE, NATO dhe forumet tjera ndërkombëtare”, thuhet në letrën e Veselit.

Ai ka shtuar se dëshiron që të harmonizojë qëndrimet e të gjitha partive rreth dialogut, në mënyrë që të dalin me një qëndrime të përbashkët./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit