Kadri Veseli: Jemi shoqëri me shumë parazitë që mendjen e kanë vetëm te pensionet

Mos i humb

Kryeparlamentari Kadri Veseli fajin për moszhvillimin ekonomik të Kosovës e ka hedhur tek shoqëria në Kosovë! Sipas tij, duhet të punohet që një shoqëri me shumë parazitë, të shndërrohet në shoqëri me kapacitete për prodhim.

“Në sistemin tonë ekonomik kanë filluar disa reforma. Janë bërë shumë të mira, por jemi ende shumë larg aty ku duhet të jemi. Bashkërisht këtë process të transformimit, modernizimit të Kosovës nga një shoqëri konsumuese në një shoqri prodhuese, nga një shoqëri me shumë parazitë të cilët shiqojnë vetëm për pensione, veç për rroga të mëdha, në një shoqri ku njerëzit në bazë të inovacioneve, në bazë të meritokracisë, në bazë të prodhimit, arrijnë sukses, arrijnë zhvillim, arrijnë të mira materiale”, ka thënë Kadri Veseli.

Këto deklarime Veseli i ka bërë pas takimit me përfaqësues të Odave Ekonomike në Kosovë.

Vlen të përmendet se Veseli dikur kishte premtuar se Kosovën do ta bënte Zvicër. Që nga ajo kohë, vetëm sa është shtuar numri i shqiptarëve të Kosovës që ia mësyjnë shteteve të perëndimit./KosovaPost

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit