Për rilokimin e bazës amerikane Japonia mund të mbajë referendum

Mos i humb

Japonia me gjasë të madhe do të mbajë një referendum në rajonin jugor Okinawa më 24 shkurt për zhvendosjen e bazës ushtarake amerikane në vend, njoftoi media lokale.

Sipas The Japan Times, Japonia është duke punuar për të zhvendosur Stacionin Ajror amerikan Futenma nga Ginowan në Henoko. Washingtoni dhe Tokio kishin arritur një marrëveshje në vitin 1996 në këtë drejtim.

Më parë, politikanët në pesë nga 41 komunat në rajon kishin refuzuar të merrnin pjesë në referendum me dy alternativa të planifikuar për 24 shkurt, tha e përditshmja japoneze.

Megjithatë, të enjten, përfaqësuesit e bllokut politik në kuvendin e rajonit ranë dakord t’ua shtonin alternativën “asnjëra” dy alternativave të propozuara “po” dhe “jo” si një zgjedhje në referendum, raportoi gazeta.

Votuesit në pesë qytete – Miyakojima, Ginowan, Okinawa, Ishigaki dhe Uruma – përbëjnë 32 për qind të votuesve të mundshëm në rajon. “Pa kontributin e tyre, vlefshmëria e referendumit ka gjasa të vihet në pikëpyetje,” vuri në dukje gazeta, shkruan AA. Ligji i kërkuar për të ndryshuar strukturën e mëparshme të votimit mund të miratohet në një seancë plenare në asamblenë e rajonit të martën e ardhshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit