Kadri Veseli-Sylejman Selimit: Mirë se vjen Komandant!

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka uruar mirëseardhje komandant Sylejman Selimit, pas lirimit me kusht.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se ndonëse e vërteta mund të vonohet ajo gjithmonë triumfon.

“E vërteta mund të vonohet, por ajo gjithmonë triumfon. Sylejman Selimi është sinonim i të vërtetës së UÇK. MIRË SE VJEN KOMANDANT!”, thuhet në postimin e Veselit.

Mirëseardhje Selimit, i ka uruar edhe bashkëluftëtari i tij, Sami Lushtaku.

“Mirë se vjen Gjeneral. Kosova tashmë frymon më lirshëm”, ka shkruar në Facebook Lushtaku.

Selimi është liruar nga burgu, pas kërkesës të cilën kanë të drejtë të bëjnë të dënuarit që vuajnë 2/3 e kohës së dënimit.

Kujtojmë se Selimi për disa ditë ishte në spital për shkak të gjendjes shëndetësore ku më pas ishte rikthyer në burg.

Lirimi i tij është pritur edhe para tre muajve, mirëpo vendimi sapo është marrë nga Gjykata.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit