Kahtani, personi kyç në vrasjen e Khashoggit” pritet të rikthehet në detyrën e tij

Mos i humb

Qeveria e Arabisë Saudite po përpiqet të rikthejë sërish në postin e ish-sekretarit të Gjykatës Mbretërore, Saud al-Kahtanin, i cili njihet si “emri që drejtoi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kahtani i cili është një nga figurat e forta të vendit për shkak se është i afërt me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman, pasi u zhduk pas 2 tetorit 2018 kur është kryer vrasja e Khashoggit, për të po bëhen përpjekje për ta risjellë në pozitën e mëparshme që kur Kryeprokuroria njoftoi pafajësinë e tij.

Gjithashtu edhe Turki bin Abdulmohsen Al Sheikh, kryesuesi i administratës sportive saudite i cili është një emër i afërt me princin Mohamed bin Salman, nga llogaria e tij në Twitter postoi një video me temën “Qasida më e bukur” (fjalë arabe, poezi për njerëz të lartë ose shtetëror) me qëllimin për të “festuar lirimin” e Kahtanit.

Në fjalët e zërit në video të cilat parashikohen se janë shkruar nga Kahtani që përpiqet të “pastrojë” veten, shprehen lavdërime për gjyqësorin saudit dhe akuza ndaj mediave të ndryshme të Katarit për sulme ndaj Arabisë Saudite.

Në videon ku mbrohet ideja se “kritikat nga armiqtë ndaj Kahtanit dhe Arabisë Saudite janë krenari” me disa shprehje të pabaza në audio gjithashtu drejtohen edhe kritika kundër historisë turke.

Në anën tjetër shtypi ndërkombëtar, postimin e zyrtarëve të videos ku festohet pafajësia në fjalë e Kahtanit e ka komentuar në mënyrën se ai mund të rikthehet sërish në detyrë.

Lidhur me 5 të akuzuarit në çëshjten e gazetarit saudit Jamal Khashoggi i cili vra në tetor 2018 në ndërtesën e Konsullatës Saudite në Stamboll, kryeprokuria e Arabisë Saudite, njoftoi se 3 persona janë dënuar me gjithsej 24 vite burg.

Zv/prokurori publik i Arabisë Saudite, Shalaan al-Shalaan, në një konferencë për media tha se personat e nivelit të lartë emra të afërt me Bin Selman janë liruar dhe se nuk ishte drejtuar ndonjë akuzë ndaj ish-zëvendës shefit të inteligjencës saudite, Ahmed al-Asiri dhe as ndaj ish-konsullit saudit në Stamboll, Mohammed al-Otaibi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit