Kalifornia e shqetësuar me fenomenin: Po dalin jashtë kontrollit

Mos i humb

Në Kaliforni sa vjen e rritet numri i njerëzve të pastrehë. Ngjan absurde për kohët që po jetojmë, por Policia ka zbuluar se dhjetëra njerëz të pastrehë jetonin në 8 shpella pranë lumit Tuolumne të Kalifornisë.

Sipas Departamentit të Policisë, në këtë zonë “endacakë” ose refugjatë kanë gërmuar shpella pranë lumit dhe kanë grumbulluar mbi 3447 kg mbeturina me të cilat u mbushën dy kamionë dhe një rimorkio.

Mësohet se shpellat ishin rreth 20 metra poshtë rrugës kryesore. Disa prej tyre ishin përshtatur si shtëpi, me mobilie, gjë që tregon se ata kanë jetuar aty prej kohësh.

Gjërat e gjetura brenda përfshinin shtretër, sende, ushqime, sende, drogë dhe armë. Nuk e dimë si i kanë dërguar gjithë këto gjëra atje.”, u raportua në mediat lokale.

Banorë që jetojnë aty pranë u shprehën të shqetësuar për fenomenin, prandaj dhe 6 mijë vullnetarë po kontrollojnë me imtësi për t’i numëruar. Kudo shihen njerëz që jetojnë në rrugë, në makina, tenda apo strehimore të improvizuara nëpër trotuare dhe parqe.

Autoritetet janë të interesuar të dinë se sa është numri i të pastrehëve në mënyrë që t’u japin atyre shërbimet e nevojshme financiare apo mjekësore. Ky lloj “pastrimi” i zonave po komplikohet duke qenë se pjesa më e madhe e tyre rezultojnë të varur prej drogës.

Banorët e Kalifornisë kanë hedhur akuza të shumta ndaj ligjvënësve së fundmi, pikërisht për rritjen e numrit të të pastrehëve. Që nga viti 2015, numri i tyre është rritur me 70% në Los Angeles County dhe 80% në qytet. Në vitin 2023, zyrtarët raportuan se më shumë se 75,500 njerëz ishin të pastrehë në LA County, një rritje prej 9% nga një vit më parë.

Të pastrehët janë një emergjencë dhe do të na duhet të gjithë ne të punojmë së bashku për të përballuar”,  ka thënë në një deklaratë kryebashkiaku i Los Anxhelosit Karen Bass.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit