Kaliın: Erdogan në Francë do të diskutojë për Kudsin dhe Sirinë

Mos i humb

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin tha se gjatë vizitës së presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Francë, me ftesë të presidentit të këtij vendi Emmanuel Macron, të dy liderët do të diskutojnë mbi çështjet rajonale duke filluar nga Kudsi, Siria, Iraku si dhe marrëdhëniet Turqi-BE.

Zëdhënësi Kalin në një deklaratë me shkrim bëri të ditur se presidenti Erdogan më 5 janar, ditën e premte do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Francë, me ftesë të presidentit të këtij shteti, Macron.

“Presidenti Erdogan dhe presidenti i Francës Macron do të zhvillojnë takime dypalëshe dhe mes delegacioneve, ku do të diskutojnë për çështje dypalëshe dhe rajonale. Franca është një shtet me të cilin kemi marrëdhënie shumë-dimensionale për rreth gjashtë shekuj, një partner i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar si dhe një nga aleatët tanë kryesor. Është duke vazhduar dialogu në mënyrë intensive dhe në të gjitha nivelet me Francën ndaj sfidave globale dhe rajonale, duke filluar nga lufta kundër terrorizmit”, ka thënë Kalin.

Ai po ashtu theksoi se marrëdhëniet e thella me dy shteteve po përforcohen me projekte në fusha të ndryshme si investimet bilaterale, energjia, industria e mbrojtjes, shkenca dhe teknologjia, transporti, kultura dhe edukimi.

“Komuniteti turk me një popullsi prej 700 mijë personash të cilët jetojnë në Francë ka një rol të urëlidhësit mes shteteve tona Gjatë kësaj vizite do të diskutohen çështjet rajonale duke filluar nga Kudsi, Siria, Iraku dhe lufta kundër terrorizmit si dhe marrëdhëniet Turqi-BE. Vizita e zotëri Presidentit tonë do të shërbejë për zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit ton bilateral me Francën, i cili do të jetë në dobi të popullit tonë dhe të gjithë rajonit”, tha Kalin./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit