Kalin dhe McMaster bisedë telefonike, në fokus lufta kundër terroristëve

Mos i humb

Në një bisedë telefonike mes zëdhënësit të Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, dhe këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, gjeneral Herbert Raymond McMaster, theksohet se është konfirmuar për të mos i dhënë (SHBA) më armë PYD/YPG-së dhe se duhet të merren parasysh shqetësimet legjitime të Turqisë për sigurinë.

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Kalin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, McMaster.

Në bisedë theksohet se është diskutuar për Operacionin “Dega e Ullirit” i cili vazhdon me vendosmëri për të siguruar në kuadër të ligjeve ndërkombëtare sigurinë e Turqisë dhe për të ndihmuar popullin e Afrinit, lufta e zhvilluar kundër PYD/YPG, PKK, DEASH dhe organizatave të tjera terroriste si dhe tranzicioni politik në Siri.

Ndër të tjera në bisedë është theksuar gjithashtu se duhet të merren parasysh shqetësimet legjitime të Turqisë për sigurinë.

Po ashtu është rënë dakord që të jenë në koordinim të ngushtë për të parandaluar keqkuptimet, si dhe është tërhequr vëmendja në rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve në bazë të interesit dhe respektit të ndërsjellë në çdo nivel mes dy aleatëve të NATO-s, Turqisë dhe SHBA-ve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit