TSK dhe ULS marrin nën kontroll fshatin Ali Bakki në Afrin

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të Operacionit “Dega e Ullirit” marrin nën kontroll fshatin Ali Bakki i cili ndodhej nën pushtimin e organizatës terroriste PYD/PKK në veriperëndim të Afrinit.

Në ditën e 8-të të Operacionit “Dega e Ullirit” njësitë e TSK-së dhe ULS-së kanë marrë kontrollin e fshatit Ali Bekki në komunën Raxho që ndodhet në veriperëndim të Afrinit, ku është e përqendruar PYD/PKK-ja.

Gjithashtu si rezultat i operacionit janë neutralizuar më shumë se 10 terroristë. Në operacionet tokësore të ndërmarra nga TSK dhe ULS janë marrë nga kontrolli i organizatës terroriste fshatrat Adamanlı, Haftar, Haj Oglu, Omer Ushagi, Marso, Shejh Abid, Karmanli, Bali, Kurni dhe Mahmud Ubasi si dhe kodra Syria Tel.

– E drejta legjitime e Turqisë për vetëmbrojtje

Në një deklaratë të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, thuhet se operacioni “Dega e Ullirit”, është nisur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) në kuadër të së drejtës legjitime të Turqisë për vetëmbrojtje bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Në deklaratë theksohet se TSK është duke kryer sulme ajrore vetëm ndaj pikave të terroristëve, duke treguar çdo kujdes dhe ndjeshmëri që të mos dëmtohet asnjë civil.

Pasi regjimi i Asadit në korrik të vitit 2012 ia dorëzoi Afrinin organizatës PYD/PKK pa u konfliktuar, ky rajon përgjatë luftës është bërë vendi fole i organizatës. Për shkak të pozicioneve të larta gjeografike, një pjesë e konsiderueshme e qyteteve Kilis dhe Hatay të Turqisë mbesin brenda rrezes së zjarrit të organizatës në Afrin. Organizata terroriste prej shumë vitesh përdor malet Amanos për tu infiltruar nga Siria në Turqi. Afrini është një pikë kyçe për PYD/PKK-në për të formuar një dalje në Mesdhe nga veriperëndimi i Sirisë.

Organizata terroriste nëpërmjet Afrinit kërcënon edhe zonën e Mburojës së Eufratit dhe zonën jokonfliktuale të Idlibit. Nën pushtimin e organizatës PYD/PKK ndodhet një e katërta e territorit të Sirisë, gjithashtu edhe 65 për qind e vijës së kufirit Turqi-Siri./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit