Kalin: Struktura e ekonomisë turke është e shëndoshë

Mos i humb

 

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalin, tha se struktura e ekonomisë turke është e fortë dhe se qeveria është duke i marrë masat e nevojshme për stabilitet.

“Struktura e ekonomisë turke është e shëndoshë. Askush të mos u besojë lajmeve dhe lëvizjeve spekulative. Turqia do të dalë më e fortë nga ky proces”, tha Kalın në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.

Kalın theksoi se Ministria e Thesarit dhe Financave, Banka Qendrore, Agjencia Rregullatore dhe Mbikëqyrëse Bankare, Bordi i Tregjeve të Kapitalit dhe institucionet e tjera janë duke marrë hapa për stabilitetin financiar.

Komentet e Kalın erdhën pasi presidenti amerikan Donald Trump të premten e shtoi sulmin e tij ndaj Turqisë duke i dyfishuar tarifat doganore ndaj importit të aluminit dhe çelikut turk në 20 dhe 50 për qind respektivisht.

Turqia dhe SHBA janë duke përjetuar marrëdhënie të tensionuara pasi Washingtoni vendosi sanksione ndaj ministrit të Brendshëm turk Süleyman Soylu dhe ministrit të Drejtësisë Abdulhamit Gül për moslirmin e pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili përballet me akuza të terrorizmit në Turqi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit