Kalin: Terroristët nuk mund të jenë aleatët tuaj

Mos i humb

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, lidhur me shprehjen “aleatët kurdë” që senatori amerikan Lindsey Graham përdori në një postim të tij, tha se, “Terroristët nuk mund të jenë aleatët tuaj. Ashtu sikurse DEASH nuk mund të përfaqësojë muslimanët, edhe PKK-ja nuk mund të përfaqësojë kurdët në Siri apo në ndonjë vend tjetër”.

“Ju e dini lidhjen e drejtpërdrejt të PKK-së terroriste mes krahut të saj PYD dhe YPG në Siri dhe ju e keni shprehur në mënyrë të qartë më shumë se çdo kush këtë përpara opinionit publik. Terroristët nuk mund të jenë aleatët tuaj. Ashtu sikurse DEASH nuk mund të përfaqësojë muslimanët, edhe PKK-ja nuk mund të përfaqësojë kurdët në Siri apo në ndonjë vend tjetër”, ka thënë zëdhënësi Kalın në në postimin e tij në Twitter në lidhje me deklaratën e bërë nga Graham.

Shprehja “aleatët kurdë” në postimin e Graham

Senatori amerikan i Karolinës së Jugut, republikani Lindsey Graham në një postim nga llogaria e tij në Twitter kishte postuar pikëpamjet e tij duke theksuar se “Presidenti amerikan Donald Trump duhet të ketë siguruar në lidhje me çdo tërheqje të mundshme që mund të ndodhë në Siri. Së pari, DEASH duhet të eliminohet plotësisht. Së dyti, Irani nuk do të vendoset në vendet që do të zbrazen. Së treti, aleatët tanë kurdë do të mbrohen. Presidenti Trump, teksa zbatohet procesi i tërheqjes, ai po punon me komandantët dhe aletatët tanë në çështjen e realizimit të këtyre qëllimeve”.

Po ashtu ndaj postimit të Graham ka reaguar edhe ambasadori i Turqisë në Washington, Serdar Kılıç i cili ka deklaruar: “I nderuar senator, kur thoni ‘aleatët tanë kurdë’ jam i sigurtë se nuk i referoheni YPG/PYD-së. Sepse ju e dini më mirë se çdokush në Washington marrëdhënien e pamohueshme ndërmjet YPG/PYD dhe PKK-së dhe në të njëjtën kohë ju jeni ai që e keni zbuluar këtë për opinionin publik”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit