Kalin: Turqia vendos se çfarë përbën kërcënim për sigurinë e saj kombëtare

Mos i humb

Zëdhënësi i presidencës së Turqisë, İbrahim Kalin, duke iu përgjigjur një deklarate të Pentagonit në të cilën thuhet se nga organizata terroriste PYD/YPG nuk do të merren mbrapa pajisjet ushtarake që nuk përbëjnë kërcënim për Turqinë, tha se vetë Turqia vendos se çfarë përbën kërcënim për sigurinë e saj kombëtare.

“Jo të tjerët, por e vendos Republika e Turqisë se çfarë përbën kërcënim për sigurinë tonë kombëtare. Qeveria amerikane duhet të ndërpresë plotësisht marrëdhëniet e saj me organizatat terroriste si PYD-YPG”, ka thënë Kalın në një deklaratë.

Deklarata e Kalin vjen pasi Pentagoni të enjten tha se pajisjet që nuk përbëjnë rrezik për Turqinë nuk do të tërhiqen mbrapa.

Kalin deklaroi se duhet të mblidhen pa u vonuar pajisjet dhe rreth katër mijë maune me armë të cilat i janë dhënë PYD-YPG-së në Siri nga SHBA-të me arsyetimin për të luftuar organizatën terroriste DEASH.

“Përderisa lufta kundër DEASH ka përfunduar, kjo organizatë nuk duhet të ketë më nevojë për këto armë”, vlerësoi Kalin.

“Ne e dimë se Amerika edhe më parë në një mënyrë të ngjashme ka humbur gjurmët e armëve të shpërndara në Irak. Për këtë arsye, këto fjalë duhet të mbështeten me hapa konkretë”, shtoi ai.

Kalin nënvizoi se mosmbledhja e armëve të shpërndara në rajon do të shkaktojë destabilizim dhe do ta bëjë të përhershëm atë.

“Dhënia e armëve të reja vetëm do ta thellojë kaosin dhe paqëndrueshmërinë. Është e paimagjinueshme që ne të pranojmë një skenar të tillë”, tha zëdhënësi i presidencës turke./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit