Kallëzim penal për zyrtaren më të lartë të Pronave, Manja: Tani radhën e ka SPAK të hetojë skemën e korrupsionit

Mos i humb

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një konferencë për mediat, ka zbuluar detajet lidhur me një hetimi të gjatë të njësisë Anti-korrupsion, teksa tha se zyrtarë të lartë të trajtimit të pronave janë të përfshirë në korrupsion.

I pyetur nëse në këtë hetim ka emra kryebashkiakësh, sikundër ishte paralajmëruar ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, Manja nuk dha detaje por tha se shumë shpejt do të ketë rezultate, duke shtuar se hetimi po bëhet në dy bashki.

“Siç e kam deklaruar edhe në dalje më parë, njësia antikorrupsion ka hetime për pronat në të gjithë bregdetin. Do kohën e vet hetimi, kemi në tre zyra vendore të Kadastrës, por dhe në dy bashki ku antikorrupsioni ka thelluar hetimet dhe shumë shpejt do kemi rezultatet konkrete. Ajo që dua të them është se abuzimet që po hetojmë janë të natyrës penale”, tha ai.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zbardhur dy skemat e korrupsionit që përfshijnë zyrtarët e lartë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Duke folur në një konferencë për shtyp ai tha se skema e parë e kapur është ajo kur ish pronarët që kanë për të përfituar kompensim fizik, pasi dështojnë ta marrin atë për vite me rradhë, detyrohen ta shesin vendimin te sekserët, të cilët e realizojnë kompensimin brenda një kohe të shkurtër.

Skema 1

Ish pronarët që kanë vendimet për kompensim financiar dhe fizik, i disponojnë këto vendime për një kohë të gjatë për marrjen e kompensimit dhe atij fizik që nuk e kanë realizuar deri më sot. Në këto kushte janë detyruar ti shesin vendimet e tyre te sekserë, të cilët sapo i kanë blerë këto të drejta reale, kanë aplikuar në Agjencinë e Trajtimit të Pronave janë kompensuar 100% financiarisht, por edhe kompensuar fizikisht në vendet më të mira.

Pasi i kanë marrë këto prona, kanë vijuar me transaksione duke i kaluar në emër të familjarëve të zyrtarëve të Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Skema 2

Skema tjetër ka të bëjë me abuzimet në rastin e kompensimit financiar të ish pronarëve, pronat e të cilëve janë zënë me ndërtime të legalizuara. Çdo ish pronar, prona e të cilit është zënë me një pronë të legalizuar, kompensohet financiarisht. Ish pronarët pasi marrin një vlerësim në Kadastër, depozitojnë kërkesën për tu kompensuar financiarisht. Sipas praktikës që vetë Agjencia e ka vendosur si standard, skema ndjek rendin kronologjik të vendimeve: pra vendimi i parë likujdohet më përpara. Por ka ish pronarë që presin 1-5 vjet për të marrë vlera qesharake për të marrë kompensim, ndërkohë që në anën tjetër kemi ish pronarë që nga 1-17 ditë janë kompensuar deri në 500 milionë lekë. Kjo na bën të besojmë se ka abuzime.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit