Kalon për gjykim dosja e ish-drejtorit të RTSH-së dhe 3 anëtarëve të Komisionit, kërkojnë gjykim të shkurtuar

Mos i humb

Dosja në ngarkim të ish-drejtorit të përgjithshmen të radio-televizionit publik shqiptar, Thoma Gellçi dhe të 3 anëtarëve të Komisionit të vlerësimit të ofertave ka kaluar për gjykim.

Thoma Gëllçi dhe tre punonjës të këtij institucioni u arrestuan nga SPAK pasi dyshohet se kishte kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”.

Sipas SPAK, Gëllçi dhe tre punonjësit e televizionit kanë abuzuar “Në proçedurën e prokurimit “Proçedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit