Prokuroria e Tiranës dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) kanë goditur një skemë korrupsioni në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë. Si rezultat u ndaluan 8 punonjës të aeroportit dhe 1 shtetas tjetër, të cilët ishin pjesë e skemës korruptive për lejimin e kalimit të personave nga Aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas, drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), njoftoi sot se pas një hetimi të gjatë të iniciuar nga kjo Agjenci, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal të vendosura nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndaj 8 punonjësve të policisë dhe 1 shtetasi, të dyshuar për “Korrupsion” dhe “Shpërdorim detyre”, ndërsa 8 punonjës të tjerë policie, të dyshuar si të përfshirë në të njëjtin aktivitet kriminal, hetohen në gjendje të lirë, konkretisht me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”:
Prokuroria nga krahu tjetër bën të ditur se hetimet kanë nisur pas arrestimit të shtetasit E. S.
Në njoftimin e saj prokuroria sqaron se, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera është bërë e mundur fillimisht arrestimi i shtetasit E. S., për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Prokuroria pas sekuestrimit të telefonave të tij, arriti të zbulonte skemën.
Nga konteksi i bisedave të zhvilluara mes tyre dhe verifikimeve në sitemin TIMS, rezulton se kontaktonte me shtetasi B. T.., me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas. Shtetasi E. S. ka në pronësi një Agjensi Udhëtimi, “Bus Albania” me objekt veprimtarie, ndër të tjera edhe “agjensi për shitje biletash”. nMe qëllim përfitimin e vlerave monetare, krahas vlerës së biletës së avionit, shtetasi E..S mban kontakte të vazhdueshme me punonjësin e policisë B. T.., të cilit i dërgon të dhënat e personave të cilët kanë blerë bileta në këtë agjensi, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS, për të verifikuar nëse plotësojnë kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, sipas përcaktimeve të akteve ligjore e nënligjore për këtë qëllim, duke e informuar atë rast pas rasti për problematikat që ata kanë.
Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose lidhjeve të tij shoqërore/punonjës policie, jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbëim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të tyre. nNë varësi të problematikës, për rastet të cilat personat janë kthyer në kategorinë INAD ose deportiv nga vendet e BE-së, punonjësi i policisë B.T. jep udhëzime mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të kryej pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e flutrimeve tranzit drejt vendeve të Be-së.
Në lidhje me rastet të cilat kanë problematika të tjera, në varësi të tyrre përcaktohen vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit, të cilat variojnë nga 50 euro (per persona të cilët nuk kanë asnjë problematike, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 eurove apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë Inad apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së.
Kjo veprimtari e miremenduar dhe e strukturuar, ku personat të cilëve sipas ligjit dhe akteve nënligjore nuk iu lejohej dalja nga Territori i Republikës së Shqipërisë është dokumentuar e plotë nga ana e Prokurorisë. Për këto arsye, u kërkua në Gjykatën e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshme Tiranë dhe u miratua caktimi i masave të sigurisë si më poshtë:
– B.T., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre”.
– E.S., për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
– S.X., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
–E.M, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”; masa e sigurise “arrest ne shtepi”.
-A.D. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”; Masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
-Y.P., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore”.
– R.Sh., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale
– E.A., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim për tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale
-A.H., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale
Vijojnë hetimet për identifikimin e punonjësve dhe shtetasve të tjerë të përfshirë në veprat penale “Korrupsion aktiv dhe pasiv” ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.


