New York
Në një artikull të botuar në gazetën amerikane “Washington Post”, presidentit të SHBA-ve Donald Trump i bëhet thirrje që të ndërmarrë hapa në lidhje me çështjen e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.
![]()
“Washington Post” ka publikuar artikullin me titull “Gjashtë muaj kanë kaluar që nga vrasja e Jamal Khashoggit, Trump nuk ka bërë asgjë” e cila është përgatitur nga publicisti dhe drejtori ekzekutiv i gazetës Fred Ryan.
“Gazetari i ‘Washington Post’, Jamal Khashoggi nuk e meritonte këtë fat të frikshëm. Nga kjo ngjarje e tmerrshme ka kaluar gjysëm viti dhe për këtë çështje tashmë duhet të hedhet një hap”, thuhet në artikullin ku bëhet e ditur se gazetari saudit është viktimë e një krimi “të planifikuar më parë” në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll ku ai kishte shkuar për dokumentet e nevojshme për procedurën e martesës.
Në artikull vihet në dukje se trupi i Khashoggit ende nuk është gjetur, se Qeveria e Arabisë Saudite ka dhënë deklarata kondradiktore që nga dita e parë dhe se disa vende perëndimore janë larguar nga Arabia Saudite.
– “Trump i shtyu mënjanë gjetjet e CIA-s për vrasjen”
Në artikullin në të cilin theksohet se Inteligjenca dhe Kongresi Amerikan me veprimet e tyre e kanë përmbushur përgjegjësinë për vrasjen e Khashoggit janë ndarë këto opinione:
“Administrata e Trumpit ka shkruar një histori shumë më të ndryshme. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë përdorur shprehje kritike duke dhënë dënime të lehta dhe nuk bënë asgjë për t’i dhënë dënime kuptimplote Arabisë Saudite. Administrata e Trumpit i bllokoi, fshehu dhe i shtyu mënjanë gjetjet e CIA-s për vrasjen, në mënyrë që të ruante marrëdhëniet e tij me Princin e Kurorës”.
Mospërgjigjja e nevojshme e presidentit Trump për vrasjen e Khashoggit jo vetëm që ka shkelur ligjin por në të njëjtën kohë ka dëmtuar besueshmërinë dhe autoritetin moral të SHBA-së, thuhet ndër të tjera në artikullin ku rikujtohet se për mosreagimin e Trumpit është dhënë arsyetimi i shitjes së armëve për Arabinë Saudite.
– “Nuk duhet të kalojnë edhe gjashtë muaj pa u kërkuar llogari”
“Çdo ditë që Trump i lejon sauditët të shmangin llogaridhënien, gjithnjë e më shumë tiranët në botë fillojnë të besojnë se mund të vrasin njerëzit pa arsye. Çdo ditë po shkatërrohet reputacioni i gjeneratës së mëparshme të amerikanëve”, thuhet në artikullin ku vihet në dukje se për çdo ditë që nuk sigurohet drejtësia në vrasjen e Jamal Khashoggit, rezultatet bëhen edhe më të ‘frikshme'”.
Kongresi Amerikan duhet të bëjë më të mundshmen për kërkimin e llogarisë ndaj atyre që janë përgjegjës për vrasjen e Khashoggit, thuhet në artikullin ku bëhet thirrje që “Trump duhet të paktën t’i pëmbahet ligjit dhe të japë rezultatet e nevojshme të kërkuara nga Akti Magnitsky. Nuk duhet të kalojnë edhe gjashtë muaj pa u kërkuar një llogari për këtë krim të neveritshëm. Një gazetar i pafajshëm dhe interesat më të rëndësishme amerikane nuk meritojnë më pak se kjo”.


