KAMATA – Një dukuri negative e shpërndarë shumë në mesin e shoqërisë tonë!

Mos i humb

KAMATA – Një dukuri negative e shpërndarë shumë në mesin e shoqërisë tonë

Kamata ose fajdeja, kjo dukuri e njohur që nga popujt e mëhershëm por e përhapur me të madhe edhe në shoqërinë tonë, bën që vendi ynë të ketë një gjendje të mjerueshme. Dikur kishte persona që merreshin me këtë dukuri negative, të cilët njiheshin si njerëzit me moralin më të ulët në shoqëri dhe nëse dikush donte të ofendonte dikë, i thoshte mos u bë si filani, që merret me fajde.

Allahu i ka shpallur luftë marrësit apo dhënësit të fajdesë.

Allahu në Kur’an thotë: “O ju që keni besuar! Ta keni frikë Allahun dhe hiqni dorë

nga kamata, nëse jeni besimtarë të vërtetë. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë u është shpallur luftë nga

Allahu dhe i Dërguari i Tij.”[1]

“Ata që marrin fajde do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet, sepse ata thonë se tregtia është njëlloj si kamataria. Porse Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatarinë e ka ndaluar. Ai të cilit i vjen këshilla nga Zoti i tij dhe i shmanget kamatës, le ta mbajë atë që tashmë ka fituar dhe fati i tij është në duart e Allahut. Ndërsa ata që i kthehen kamatës sërish, do të jenë banorë të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.”[2]

Ky është një premtim i frikshëm me zjarrin e xhehennemit përgjithmonë për ata që kthehen te kamata pasi janë këshilluar.

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Largohuni nga shtatë gjërat shkatërruese.” I thanë: “Cilat janë ato, o i Dërguar i Allahut?” Tha: “Shirku në Allahun, sihri, vrasja e vetes pa të drejtë, ngrënia e kamatës, ngrënia e ushqimit të jetimit, ikja nga fronti dhe shpifja ndaj besimtareve të ndershme.”

Gjithashtu ka thënë: “E ka mallkuar Allahu atë që merr kamatë, atë që jep kamatë, dëshmitarët dhe shkruesit apo protokollarët.”[3]

Si dhe: “Të gjithë janë të njëjtë në mëkatim.”[4]

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Marrësi i kamatës, dhënësi i saj dhe shkruesi, nëse e kanë të qartë një gjë të tillë, janë të mallkuar nga gjuha e Muhamedit në Ditën e Gjykimit.”[5]

E dimë se mëkatet në përgjithësi lënë pasoja negative që shkaktojnë vuajtje dhe mjerim për ummetin, kurse kamata është nga ato mëkate që ia largojnë ummetit krenarinë që i takon dhe sjellin mbi të nënçmim dhe përulje ndaj të tjerëve. Në vazhdim do të paraqesim disa nga gjurmët negative që vijnë si pasojë e këtij mëkati.

1 – Mëkatet bëjnë çrregullime në tokë

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, në librin “ Xhevabul Kafi”, faqe 98, thotë: “Nga gjurmët e mëkateve dhe të këqijave janë shfaqja e gjërave të këqija në tokë, në ujë, në ajër, në të mbjella, në fryte dhe vendbanime. Allahu në Kur’an thotë: “Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija të njerëzve, kështu që (Allahu) do t’i bëjë “të shijojnë” pjesë nga ajo që kanë punuar, me qëllim që ata të kthehen (në përmirësim).”[6]

2 – Mëkatet largojnë mirësitë

Allahu na ka lajmëruar për popujt e mëhershëm se si largoi prej tyre mirësinë dhe bereqetin ngase mohuan dhe përbuzën të mirat e Allahut. Allahu në Kur’an thotë: “Allahu e ka bërë shembull qytetin (e Mekës), i cili ishte i sigurt dhe i qetë. Atij i arrinin ushqime të bollshme nga të gjitha anët, por pastaj banorët e tij i mohuan dhuntitë e Allahut dhe Ai i bëri të shijojnë urinë dhe frikën si ndëshkim për atë që bënë.”[7]

3 – Kamata është shkaktare e shpalljes së luftës nga Allahu dhe i Dërguari i Tij

Allahu në Kur’an thotë: “O ju që keni besuar! Ta keni frikë Allahun dhe hiqni dorë

nga kamata, nëse jeni besimtarë të vërtetë. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë iu është shpallur luftë nga

Allahu dhe i Dërguari i Tij. Nëse pendoheni, atëherë ju takon kapitali fillestar. Në këtë mënyrë, nuk dëmtoni askënd e as nuk dëmtoheni vetë.”[8]

4 – Kamata është shkaktare e largimit të mirësisë në pasuri dhe furnizim

Allahu në Kur’an thotë: “Allahu ia heq çdo përfitim kamatës, kurse e rrit përfitimin e bamirësisë.”[9]

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Çdo gjë që nuk është për Allahun, bereqeti i saj largohet ngase Allahu është Ai që jep bereqet, pra bereqeti i tëri vjen prej Allahut.

5 – Kamata është shkaktare e mallkimit të Allahut

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “E ka mallkuar Allahu atë që merr kamatë, atë që jep kamatë, dëshmitarët dhe shkruesit apo protokollarët.” Dhe ka thënë: “Të gjithë janë të njëjtë në mëkatim.”[10]

6 – Kamata është shkaktare e uljes dhe poshtërimit për ummetin

Ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të dhe babanë e tij, transmeton nga i ati, i cili ka thënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Kur të bëni shitblerje me Iineh (lloj kamate) dhe të kapeni për bishtat e lopëve, kur të kënaqeni me bujqësi dhe kur ta lini xhihadin, Allahu ju çon një poshtërim dhe nuk jua heq atë derisa t’i ktheheni fesë suaj.”[11]

7 – Kamata është shkaktare e zbritjes së dënimit të Allahut

Ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk ndodh që në një vend të përhapet kamata dhe imoraliteti dhe të mos zbresë dënimi i Allahut.”[12]

Hadithe trishtuese për marrësit dhe dhënësit e kamatës

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Dërhemi, pasuria e njeriut e fituar nga kamata duke qenë në dijeni për të, është më e rëndë tek Allahu sesa tridhjetë zina.”[13]

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Mëkati për kamatën është 73 shkallë, më e vogla është sikur të bëjë zina djali me nënën e vet.”[14]

“El Kebair”, Imam Dhehebiu, me verefikim të sheikh Mesh’hur Al Selman.

_________________

[1] El Bekare: 278-279

[2] El Bekare: 275

[3] Muslimi, 1597

[4] Muslimi, 1598

[5] Nisaiu, hadithi është i mirë.

[6] Er Rum: 41

[7] En Nahl: 112

[8] El Bekare: 278-279

[9] El Bekare: 276

[10] Muslimi

[11] Silsiletul-ehadith es-sahihah/11

[12] Ahmedi 1/402, ibën Hibani 4410 “El Ihsan”

[13] Sahihul xhami” 3375, me verifikim të muhadithit Muhamed Nasirudin Albani.

[14] Sahihul xhami” 3539, me verifikim të muhadithit Muhamed Nasirudin Albani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit