Kamerat mund të zbulojnë se kush braktisi foshnjën mbi makinën e hoxhës

Mos i humb

Kamerat e sigurisë mund ta zbulojnë se kush e braktisi një foshnjë në Vrellë të Istogut. Hoxha i fshatit, Arben Dreshaj thotë se nuk e di kush ia la beben mbi makinë. Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet ndërsa njoftohet se bebja është shëndoshë e mirë dhe po trajtohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Hoxha i fshatit Vrellë të Istogut, Arben Dreshaj shpreson se personi që e la një bebe të porsalindur mbi veturën e tij do ta zbulojnë kamerat e sigurisë që ndodhen afër xhamisë.

“Nuk e kam parë se kush e ka vendosur foshnjën. Janë disa kamera andej përreth, besojmë që me anë të tyre do të mund të identifikohet personi që e la foshnjën aty”, tregon hoxha i fshatit Vrellë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit