Dita e shtatë e kërkimeve të policit të zhdukur, kërkimet vijojnë në vendin “Uji i thartë”

Mos i humb

Janë bërë shtatë ditë kur dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga Kaçaniku kanë rënë me veturën e tyre nga një lartësi mbi 100 metra në magjistralen Hani i Elezit- Kaçanik. Kërkimet për policin, Armend Trena po vazhdojnë edhe sot nga njësitet e shpëtim- kërkimit.

Njësitet e FSK-së dhe FIT-i janë duke kërkuar nëpër lumin Lepenc trupin e Armend Trenës. Ata janë duke kryer kërkimet në vendin e quajtur “Uji i thartë”.

Kërkimet kanë nisur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, pasi që dje për shkak të motit të vështirë ishin vështirësuar kërkimet të cilat më pas u ndërpen për të vazhduar mëngjesin e sotëm.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit