Kamerun, 18 civilë humbin jetën në sulmin e Boko Haram

Mos i humb

Të paktën 18 civilë u vranë në një sulm që i atribuohet grupit Boko Haram.

Sulmi u zhvillua mbrëmë në fshatin Nguetchewe, ku gjithashtu mbetën të plagosur rëndë 11 njerëz në rajon, shkruan gazeta lokale L’Oeil du Sahel.

Boko Haram ishte një kryengritje e përgjakshme që ndodhi në vitin 2009 në Nigerinë verilindore por më vonë përhapi mizoritë e saj në shtetet fqinje Niger, Çad dhe Kamerun, duke shkaktuar një përgjigje ushtarake.

Sipas Zyrës së OKB për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, më shumë se 30 mijë njerëz janë vrarë dhe afro 3 milionë janë zhvendosur shkaku i aktiviteteve terroriste të Boko Haram në Nigeri përgjatë një dekade.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit