Kanada, numri i vdekjeve nga COVID-19 arrin në 5.283

Mos i humb

Numri i rasteve me COVID-19 që kanë rezultuar pozitiv në vend është rritur gjithashtu në 71.157 pasi po në të njëjtën kohë janë shënuar 2.309 raste të reja.

  • Banka Qendrore e Kanadasë thirrje për “pastrimin me kujdes të parave”

Banka Qendrore e Kanadasë kërkoi nga qytetarët pastrimin e parave që përdorin, por që të jenë të kujdesshëm kur e bëjnë këtë.

Zëdhënësja e Bankës Qendrore të Kanadasë, Amelie Ferron-Craig, paralajmëroi në çështjen e produkteve të pastërtisë që përdoren teksa dezinfektojnë banknotat plastike.

Ajo u shpreh se “Kontakti i vazhdueshëm me produkte të tilla si zbardhues dhe etanol shkakton që banknotat të arrijnë në një situatë të panjohur si para legjitime. Për këtë arsye ne nuk ju rekomandojmë të përdorni këto produkte për dezifektimin e banknotave tuaja. Nëse dëshironi të merrni masa paraprake shtesë shëndetësore, mund të pastroni me pak ujë dhe sapun kartëmonedhat tuaja polimer që janë më rezistente ndaj lagështirës. Por mos harroni se kjo nuk vlen për kartëmonedhat tuaja të vjetra prej letre”.

Ferron-Craig, vuri në dukje se rreziqet shëndetësore nga përdorimi i parave “cash” është i njëjtë me prekjen e sipërfaqeve të tjera të përbashkëta siç janë dorezat e dyerve, banakët e kuzhinës dhe të parmakëve. Më tej ajo rekomandoi që në rastin e përdorimit të parave është e nevojshme larja e shpeshtë e duarve.

Kanadaja në vitin 2016 filloi përdorimin e kartëmonedhave plastike. Në botë paraja plastike përdoret nga 23 vende përfshirë edhe Kanadanë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit