Në Iran rritet numri i vdekjeve nga COVID-19

Mos i humb

Me 50 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 6.783 numri i vdekjeve.

Sipas deklaratës në televizionin shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 50 vdekje dhe 1.958 raste të reja me COVID-19.

Jahanpour njoftoi se në këtë mënyrë ka arritur në 6.783 numri i vdekjeve dhe në 112.725 numri i rasteve të COVID-19 në vend.

Gjithashtu Jahanpour tregoi se 2.735 prej personave të prekur nga virusi janë në gjendje të rëndë ndërsa numri i të shëruarve që kanë dalë nga spitali deri më tani ka arritur në 89.428.

Koronavirusi në Iran për herë të parë u njoftua nga qyteti Qom më 19 shkurt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit