Kancelarja gjermane Angela Merkel në karantinë, pati kontakte me një mjek pozitiv me Covid-19

Mos i humb

GJERMANI

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vendoset në karantinë për shkak se ka kontaktuar një doktor të premten që rezultoi më pas pozitiv.

Merkel do të qëndrojë në shtëpi nga ku do të kryejë edhe detyrën e saj. Ditën e djeshme Angela Merkel kishte dalë për të bërë pazaret e fundjavës dhe në mbrëmje mbajti edhe një konferencë por më pas u informua se kishte pasur kontakte me doktorin në fjalë.

Pritet që Merkel të bëjë analizat dhe që të mësohet nëse ajo është infektuar apo jo me koronavirus. Pak ditë më parë edhe ministri gjerman për financat Olaf Scholz u karantinua por më pas rezultoi negativ.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit