“Kandidatët për Kushtetuesen u publikuan”, ambasadorja e SHBA: KED të veprojë shpejt, gjykata të ngrihet deri në fund të vitit

Mos i humb

Përmes një statusi në Twitter, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim mbetet vigjilente sa i përket plotësimit të vakancave në sistemin e drejtësisë.

Kim e ka ndalur vëmendjen kësaj here te Gjykata Kushtetuese, duke thënë se tani që Presidenca dhe Kuvendi i publikuan listat e kandidatëve, i takon KED-it të veprojë shpejt dhe të gjykojë kandidatët, me qëllim që Gjykata Kushtetuese të jetë ngritur brenda këtij viti.

STATUSI I PLOTE
Presidenca dhe Parlamenti kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetues. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Flamuri i Shqipërisë duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese deri në fund të vitit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit