Kandidati i LD viziton Forumin e Biznesit në Prizren, Dr. Beni Kizolli: Do të krijojmë mundësi dhe kushte më të mira për bizneset vendase

Mos i humb

Kandadati i Lëvizjes për Drejtësi në zgjedhjet e 6 tetorit nën siglën e Lëvizjes Vetvendosje, Dr. Beni Kizolli ka shprehur mbështetjen e tij për Forumin e Biznesit i cili do ti japë frymëmarrje biznesit vendor dhe vendos ura bashkëpunimi me bizneset e huaja.

Gjatë vizitës në Forumin e Biznesit në Prizren i cili po organizohet për herë të 6- të, z.Kizolli u shpreh se deri tani qeveria nuk ka krijuar kushte të mira për biznes në Kosovë, ndërsa tha se vendi dhe biznesi gjenden në një situatë të vështirë pasi vazhdojmë të importojmë shumë.

“Mungesa e zhvillimit ekonomik ka shkaktuar pasoja të rënda për biznesin vendor”, shkruan Kizolli.

Statusi i Dr. Beni Kizolli

“Forumet e biznesit janë mundësi e volitshme për promovimin e prodhuesve vendor si dhe vendosjen e urave të bashkëpunimit me bizneset pjesëmarrëse nga shtetet tjera.

Sot vizitova Forumin e Biznesit në Prizren e cila këtë vit po organizohet për herë të VI-të.

Pata rastin të takoj disa nga bizneset pjesëmarrës në këtë forum të cilët me thanë që organizimet të tilla janë një mundësi e mirë për promovimin dhe bashkëpunimin dhe për zgjerimin e tregut të biznesit vendor. Por ata patën edhe ankesa, ndër më kryesorit ishin tarifat e larta të energjisë elektrike, normat e larta të interesit bankar, taksat doganore, politikat fiskale, etj.

Për fat të keq jemi në një situatë jo edhe aq të mirë ekonomike, kemi bilanc jo të favorshëm tregtar, jemi vend konsumator që ende importojmë shumë. Nuk do ta kishim këtë situatë po të kishim zhvillim më të fuqishëm ekonomik dhe po të kishim një situatë më të mirë sociale dhe ekonomike.

Institucionet vendore duhet të blejnë vetëm prodhime vendore. Prodhuesve vendor duhen ofruar të gjitha lehtësitë dhe mundësitë që i ka shteti i Kosovës, që është obligim i Qeverisë, rritja e granateve për mikro-bizneset dhe hapja e Zonave Ekonomike me qëllim të rritjes së kapaciteteve te tyre do të reflektoj edhe në shtimin e vendeve të reja të punës.”

/Drita Tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit