“Kandidatura e fundit do të ketë firmat edhe të palës tjetër”/ Alibeaj: Çdo shmangie nga detyrimet e palës tjetër do të bëhet publike

Mos i humb

Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj, në fjalën e tij për mediat ka folur në lidhje me procedurën e zgjedhjes së presidentit dhe çfarë do të ndodhë në rastin kur pala tjetër nuk i qëndron kushteve të firmosura, në lidhje me kandidatët e propozuar.

“Po, e drejta për të propozuar është e opozitës, katër emra. Hapi i dytë është ofrimi i palës tjetër që mes katër emrave që besojmë se përmbushin kriteret tona, prej katër duhet të zgjedhin dy.

Ky është një mekanizëm pasi procesi është i përbashkët se presidenti është i shqiptarëve jo i një pale.

Dhe hapi 3 mes dy kandidaturave duhet zgjedhur një si garanci që nuk është proces farsë, nuk është lojë, por proces që në hapat e parë i jep legjitimitetin e duhur, përfaqësues dhe i mbështetur nga shqiptarët.

Dokumenti është i qartë dhe i saktë. Kandidatura unike e do të ketë edhe mbështetjen me firma të secilës palë si garanci që nesër mos thonë nuk na pëlqen. Kjo do të ishte loja.

E ka lexuar zotëria disa herë sepse është kush që duhet të mbështetet nga të gjithë. Të jetë proces i përbashkët sipas hapave që thashë , të cilat duhen respektuar në mënyrë strikte. Nëse shihet se ka një shmangie.

Dokumenti i thotë qartë që jo vetëm që duhet respektuar po në momentin që ka një shmangie nga detyrimet jo vetëm që konsiderohet thyerje por do të bëhet edhe publike.

Është proces me një palë të tretë që është publiku shqiptar. Nëse një palë nuk i qëndron angazhimeve, do të bëhet publike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit