Kanosën e zhvatën minorenen duke i marrë mijëra euro, jepet masa e sigurisë për autorët në Korçë

Mos i humb

Gjykata e Korçës ka lënë në burg tre personat, të cilën u arrestuan pak ditë më parë, pasi kishin kanosur një minorene, duke i zhvatur shuma të mëdha parash.

Është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit E Beqo, K Pashollari dhe Xh Dapellari, ndërsa që autori i katërt, K Ali, është i shpallur në kërkim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur me qëllim dhënie pasurie shtetasen e mitur 15-vjeçare F. P., të cilës i kanë marrë në kohë të ndryshme, përgjatë një periudhe 1-mujore, 200 mijë lekë dhe 8000 euro.

Gjatë kontrollit, policia iu sekuestruar autorëve shumat prej 100 mijë lekë, 6000 euro, një automjet “Mercedez Benz” dhe 4 aparate telefonike të markave të ndryshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit