Kaosi në Kuvend/ PS kërkon përjashtimin e 19 deputetëve të Partisë Demokratike

Mos i humb

Shtatë deputetë të Partisë Socialiste kanë kërkuar nga kryetarja e Kuvendit masë disiplinore me përjashtim për 19 deputetë të Partisë Demokratike.

Në shkresën dërguar kryeparlamentares, deputetët e PS argumentojnë se deputetët e opozitës vijojnë prej muajsh skenarin e kaosit në Kuvend, duke pamundësuar zhvillimin e një seance normale.

Po kështu, sipas tyre, ndodh edhe me komisionet parlamentare, si dhe me atë të Reformës Zgjedhore.

Shtatë deputetët e PS kanë kërkuar masë disiplinore për deputetët e PD, Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani dhe Luan Baçi.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit