Kapen “mat” dy “skifterët” në Vlorë, grabitën sende me vlerë në një banesë

Mos i humb

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona pasi akuzohen për vjedhje. Sipas policisë u arrestuan Sh. H., 23 vjeç dhe J. D., 33 vjeç.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Rilindja”, Vlorë, kanë vjedhur në banesën e G. S., sende me vlerë dhe dy aparate celular.

NJOFTIMI

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.

Vodhën në një banesë në qytetin e Vlorës, kapen dhe arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, pas njoftimit të marrë se në lagjen “Rilindja”, Vlorë, po vidhej në një banesë, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, arrestuan në flagrancë dy autorët e dyshuar, shtetasit:

Sh. H., 23 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe J. D., 33 vjeç, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municionit“.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Rilindja”, Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit G. S., sende me vlerë dhe dy aparate celular.

Në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar sendet e vjedhura, mjetet që përdornin këta shtetas për realizimin e vjedhjeve, si dhe disa fishekë luftarak, të cilët iu gjetën shtetasit J. D., gjatë kontrollit fizik.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit