Kapet 31-vjeçari i shpallur në kërkim

Mos i humb

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Vjedhje me armë” është kapur dhe ndaluar në Dibër.

Shërbimet operacionale të DVP Dibër, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Interforzën italiane pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Maqellara”, duke bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes të personit.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në Njësinë Administrative Maqellarë, i shtetasit Ervis Murra alias Ervis Manna, 31 vjeç, banues në Shupenzë, Dibër.

Kapja dhe arrestimi i tij i përkohshëm u bë pasi shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit në Perugia/ Itali, më datë 29.09.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me armë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit