Kapet në Turqi anëtarja e një organizate terroriste, e kërkuar me buletin të kuq nga Franca

Mos i humb

Në Adana të Turqisë është kapur anëtarja e organizatës terroriste DEASH, Soumaya Raissi, e kërkuar me buletin të kuq nga Franca.

Sipas informacionit të marrë, ekipet e Drejtorisë së Policisë në provincën e Adanas kanë përcaktuar se anëtarja e organizatës terroriste DEASH, Soumaya Raissi (30) ka arritur në qytet.

Ekipet e kanë arrestuar anëtaren e organizatës terroriste me origjinë nga Tunizia me letërnjoftim të rremë të Sirisë.

Raissi, për të cilën autoritetet franceze thanë se është “e rrezikshme”, u dërgua në Drejtorinë e Policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit