Karabina: Kallëzim në SPAK për 13 tendera të ARRSH-së

Mos i humb

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Demokratët Euroatlantikë, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediet, bëri të ditur sot se PD do të kallëzojë në SPAK kryerjen e 13 procedurave të tenderimit nga ARRSH, për ndërtim, zgjerim ose rehabilitim rrugësh në një vlerë totale afërsisht 200 milionë euro.

“Para dy muajsh, ARRSH shpalli të paktën 13 procedura tenderimi për ndërtim ose rehabilitim rrugësh me një vlerë totale afërsisht 200 milionë euro, me kritere dhe kushte që u pamundësonte konkurrimin kompanive ndërkombëtare dhe për të favorizuar 5 oligarkët e qeverisë”, u shpreh ajo.

Karabina tha se edhe pse PD denoncoi këto procedura, në qershor ARRSH ka shpallur fituesit, vlerat e të cilave si në çdo tenderim janë të tejfryra, gjë që faktohet edhe me skualifikimin nga gara të ofertave më të arsyeshme dhe shpalljen fitues të subjekteve në pronësi të klientëve të qeverisë.

“PD do të depozitojë në SPAK një kallëzim penal për këtë bandë të drejtuar nga Belinda Balluku si ministre e linjës duke përfshirë funksionarë të ARRSH që kanë firmosur kriteret për të përjashtuar kompani shqiptare apo të huaj për të marrë pjesë në garë”, tha Karabina.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit