Karikatura e pazakontë e Erdogan/ Turqia akuzon Charlie Hebdon për “racizëm kulturor”

Mos i humb

Pas publikimit të edicionit të së mërkurës, që tallet me presidentin truk, Recep Tayyip Erdogan, Turqia ka akuzuar revistën franceze Charlie Hedbo për “racizëm kulturor”.

Drejtori i Komunikimit të Erdogan, Fahrettin Altun ka thënë  që “Agjenda anti-Islame e presidentit francez (Emmanuel) Macron është duke dhënë frytet e veta” duke i përshkruar karikaturat si “të neveritshme”.

Në kopertinën e revistës ishte vënë karikatura e Erdoganit të ulur në një karrige duke ngritur lart fustanin e një gruaje me titullin, “Erdogan – ai është shumë argëtues privatisht”.

“Qartazi është produkt i ksenofobisë, islamofobisë dhe ambientit kulturor jotolerant, të cilin udhëhqësia franceze duket se e do për vendin e vet”, ka thënë Altun.

Janë përfshirë në konflikte verbale Turqia dhe Franca për shkak se Erdogani kishte vënë në pikëpyetje shëndetin mendor të Macronit, pasi ky i fundit ka bërë të ditur masat që duhen marrë që të mbrohen vlerat sekulare të shtetit të tij kundër Islamit radikal.

“Këto sulme të papërgjegjshme dhe pashije ndaj kulturë sonë do të nxisin vetëm racizëm dhe diskriminim”, është shprehur Altun.

Këtë javë Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të bojkotojnë markat franceze, pas vendimit të ngjashëm të marrë edhe nga disa vende tjera myslimane. Kjo ka ardhur si një përgjigje ndaj mbështetjes që ka treguar Macron për karikaturat ku është shfaqur Profeti Muhamed, të prezantuara fillimisht nga Charlie Hebdo. Karikaturat e Profetit Muhamed konsiderohen blasfemi për myslimanët.

Macron ka thënë që Franca “nuk do të heqë dorë nga karikaturat”, pas heqjes së kokës së mësuesit Samuel Paty afër Parisit më herët gjatë këtij muaji, pasi u kishte prezantuar këto karikatura para nxënësve të tij, në një orë mësimi që i dedikohej lirisë së shprehjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit