“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”/ Reagon BE: Statuti i Bashkësisë të jetë pasqyrim i ligjeve të Kosovës

Mos i humb

KOSOVË- Bashkimi Europian ka reaguar pas cështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Zëdhënës i shefit të diplomacisë së Bashkimit Europian, Peter Stano ka sqaruar nëse Shefi i Diplomacisë Josep Borrell dhe emisari speciali BE-së Miroslav Lajçak do të mbështesin mesazhin e Federica Mogherini e cila, është shprehur se Asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ezekutive.

 “Ne do të dëshironim t’i referoheshim deklaratës së ish-shefes së diplomacisë evropiane Mogherini në Kuvendin e Kosovës më 6 maj 2016, në të cilën ajo shpjegoi qartë pozicionin e BE-së. Federica Mogherini gjithashtu ka thënë se Asociacioni do të krijohet brenda kornizës ekzistuese të ligjit dhe autoritetit të Kosovës…, sipas konkluzioneve të fundit të Gjykatës Kushtetuese, të cilat ofrojnë udhëzime për të siguruar që, sapo të hartohet, Statuti i Asociacionit/Bashkësisë të jetë pasqyrim i ligjeve të Kosovës. Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk do të jetë një pushtet paralel në Kosovë dhe nuk do të miratojë ligjet e veta”.

Kosova dhe Serbia, më 2013, kanë arritur marrëveshjen e parë, me të cilën parashihej edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Më 2015, dy palët kanë arritur një marrëveshje të dytë lidhur me parimet e themelimit të këtij Asociacioni, të cilën e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese e Kosovës pasi parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit