Kastrati i PSD, emëron drejtor të financave në Kamenicë, personin me shkollë të mesme e pa përvojë pune

Mos i humb

Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Kamenicë, reagon ndaj mënyrës së qeverisjes komunale në këtë komunë e cila udhëheqet nga kryetari Qendron Kastrati, e i cili sipas kësaj partie, përveq tjerash, bënë punësime jo meritore, çasje kjo e pamëshirshme ndaj atyre që kanë bazë intelektuale të nevojshme për punësim, shkruan KosovaPost.

Ky reagim i Vetëvendosjes vjen pasi, kryetari Kastrati, emëron drejtor të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, z. Sonki, nga komuniteti rom e i cili ka të përfunduar vetëm shkollën e mesme dhe është pa përvojë punë, ndërsa do të udhëheqë me drejtorinë më të rëndësishme të komunës.

Për më tepër Vetëvendosje, përmes njē postimi në Facebook, shkruan se nuk janë asgjë kundër z. Sonkit, por theksojnë se komunitetit rom i duhet më shumë mbështetje për avancimin e tyre, derisa janë pjesa më e pabarabartë e shoqërisë, andaj punësimi i një individi nuk tregon përkujdesje e barabarësi, sepse, përfaqësimi i komunitetit rom do të duhej të bëhej me kuadro të cilat ata do të krenoheshin.

Postimi i plotë i Vetëvendosjes Dega në Kamenicë:

Të nderuar qytetarë!

Lëvizja VEËVENDOSJE! bashkë me ju është duke ndejkë nga afër mënyrën e qeverisjes në​ Dardanë. Kur më së shumti dhe pamëshirshëm do të duhej të vinte në shprehje meritokracia në çdo punësim, asaj po i zhduken fillet ashtu siç qytetarëve të Dardanës po i zhduken shpresat.

Para disa ditëve Kryetari i Komunës ka emëruar drejtor z.Sinbad Sonki në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa. Z.Sonki vjen nga komuniteti rom. Ai ka të përfunduar vetëm shkollën e mesme dhe nuk ka asnjë ditë përvojë pune në institucione, kurse do të jetë udhëheqës në drejtorinë më të rëndësishme në komunë. E vërteta është se as ne Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe ju si qytetarë nuk kemi asgjë kundër komunitetit rom, e aq më pak ndaj z.Sonki në këtë rast. Komuniteti rom ka qenë dhe po vazhdon të jetë pjesë e pabarabartë e shoqërisë sonë.

Si klasë politike dhe si shoqëri duhet të bëjmë shumë​ për avansimin e të drejtave të tyre dhe për një jetë të dinjitetshme. Z.Sonki është emëruar drejtor jo pse ai është i aftë dhe profesional, por për shkak se ai vjen nga komuniteti rom. Ky rast është selektiv dhe individual si dhe diskriminues ndaj vet komunitetit rom, sepse përfaqësimin e tyre është dashur t’a bëjmë me kuadro që do t’i bënte krenar edhe ata si komunitet. Të thuash ky është kuadri më i përgatitur në komunitetin rom është fyerje ndaj tyre.

Komuniteti rom​ kanë disa të diplomuar e me përvojë nga punët profesionale që do të ishin përfaqësues më dinjtoz për komunitetin rom dhe gjithë qytetarët.​ Ata kanë nevojë për zhvillim dhe përkrahje si komunitet në tërësi dhe jo për ndonjërin si individ.​ Me punësimin e z.Sonki nuk ulet papunësia në atë komunitet, nuk largohet varfëria e sakajshme dhe jeta në kushte të mjerusheme, e as nuk rritet cilësia në arsimin e tyre.

Komuna e Dardanës duhet të ofrojë përkrahje konsistente për komunitetin në tërësi deri sa ata me të vërtetë të ndjehen të barabartë në shoqërinë tonë. Të themi të vërtetën edhe nëse z.Sonki do të ishte me prejardhje shqiptare apo serbe nuk plotëson as kriteret minimale për të udhëhequr me kete drejtori.

Ky vendim është fyes dhe zhgënjyes për qytetarët edhe për ata të komunitetit rom si dhe për të gjithë ata individ pa dallim që janë të arsimuar dhe kanë arritje të larta profesionale dhe që presin të kontribuojnë në zhvillimin komunës. Kryetari ynë ndjenjen e tij të inferioritetit ndaj kuadrove nuk duhet reflektuar në institucionet komunale, sepse mandej kjo po manifestohet në dëm të qytetarëve të komunës, prandaj ai si kryetar komune duhet të angazhohet që rreth tij të ketë sa më tepër kuadro që e nxjerrin nga kjo gjendje e pa aftë për të qeverisur dhe që e ndihmojnë te largohet​ nga skandalet e njëpasnjëshme qeverisëse.

Lëvizja VETËVENDOSJE! do të jetë shpresa e vetme, sepse bashkë me ne do të vjen zhvillimi, drejtësia dhe barazia. Ne jemi burim i njerëzve me aftësi dhe imagjinatë që mund ta arrijmë nivelin më të lartë të një klase qeverisëse e me influencë të njerëzve të arsimuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit