Katalonja mbyll për 15 ditë baret dhe restorantet për shkak të COVID-19

Mos i humb

Baret dhe restorantet do të mbyllen për 15 ditë në rajonin spanjoll të Katalonjës, në verilindje të Spanjës, duke nisur nga e enjtja për të frenuar rritjen e epidemisë së COVID-19, njoftuan sot autoritetet rajonale.

Njoftimi i kësaj mase drastike ndodhi pas mbylljes së pjesshme të Madridit dhe kufizimeve të tjera të marra në rajonet e Andaluzisë, Navarras ose Galicias për të luftuar rritjen e kontaminimeve në Spanjë, ku pandemia ka vrarë më shumë se 33 000 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit