Katari ankohet në KS-OKB kundër EBA-së dhe Bahreinit

Mos i humb

Katari ankohet tek Këshilli Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) kundër Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreinit me arsyetimin se ata kanë shkelur hapësirën ajrore të tij.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve QNA të Katarit, përfaqësuesja e përhershme e Katarit në OKB, Alya Al Thani, në lidhje me shkeljet e EBA-së dhe Bahreinit i ka dërguar një letër ankesë sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe përfaqësuesit të përhershëm të Holandës në OKB dhe presidentit të radhës për muajin mars në KS-OKB, Karel van Oosterom.

Në letër theksohet se “EBA ka shkelur hapësirën ajrore të Katarit me avionë ushtarakë në datat 14 janar dhe 25 shkurt, ndërsa Bahreini më 25 shkurt”.

Ndër të tjera në letrën ku vihet në dukje rrezikshmëria e situatës në fjalë, theksohet se kjo është një shkelje e hapur e ligjeve ndërkombëtare.

Gjithashtu teksa paralajmërohet se do të rritet tensioni në rajon nëse EBA dhe Bahreini vazhdojnë shkelje të tilla, nga OKB dhe KS-OKB është kërkuar hedhja e hapave të nevojshëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Më tej në letër nënvizohet se Katari, i cili është duke vepruar me sens të lartë të përbashkët, rezervon të drejtën për t’u përgjigjur këtyre shkeljeve.

Ndërkohë që nga EBA dhe Bahreini nuk është bërë ndonjë deklaratë në lidhje me këtë çështje./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit